Një dukuri e shpeshtë që po terrorizon banorët në vende të ndryshme në Kosovë dhe që është shndërruar në shqetësim janë vjedhjet e bagëtive. Për një rast të tillë që ka ndodhur në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, Prokuroria ka nisur hetimet.
Burimet nga Prokuroria bëjë me dije se rasti u zbulua pas denoncimit të pronarit, i cili e njoftoi Policinë se dikush i ka hyrë në stallë, ku janë vjedhur katër lopë, vlera e të cilave sillet rreth 8 mijë euro.
Në bazë të dëshmisë së ankuesit, të dhënë para hetuesve policorë, vjedhja dyshohet se është kryer gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga hajnat meqë familja ka qenë në gjumë.
Me t’u denoncuar rasti, Policia ka nisur hetimet që të identifikohen dhe kapen ose personat e përfshirë. Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të hetohet si “vjedhje” dhe të sigurohen prova në lidhje me rastin.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…