Ish-i dërguari i presidentit amerikan Donald Trump për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Richard Grenell, beson se sekretari i Shtetit i SHBA-së, Anthony Blinken, nuk do të arrijë rezultate.
Siç ka deklaruar Grenelli, Blinken tashmë ka treguar se ka zgjedhur anën dhe për këtë arsye nuk ka kredibilitet.
“Unë jam dikush që u duartrokit dhe u kritikova nga të dyja palët (serbët dhe kosovarët). Jam shumë i kënaqur me përparimin që kemi bërë. Kam përkrahës dhe shpifës nga të dyja palët”, u shpreh Grenell për Pavloviq Today.
Duke folur për marrëveshjen e Uashingtonit, Grenell ka thënë se pika që ka të bëjë me diversifikimin e energjisë nuk i ka pëlqyer as Beogradit dhe Prishtinës.
Ish-i dërguari amerikan deklaroi se, pasi vizitoi Beogradin dhe Prishtinën, u kthye plotësisht i bindur se “të gjithë njerëzit dhe politikanët janë të uritur për normalizim ekonomik”.
Ai gjithashtu e sheh tronditës faktin se shumë amerikanë nuk e kuptojnë se marrëveshja e Uashingtonit ka bërë përparim në krahasim me 20 vitet e fundit dhe tregoi se ish-Zonja e Parë e SHBA-së, Melania Trump, ishte njëra nga mbështetëset më të zjarrta të arritjes së një marrëveshjeje ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës.