Grenell njofton se takimi në Washington nuk anulohet – do të zhvillohet pa Thaçin, me Hotin

Emisari i Trump për dialogun Richard Grenell ka njoftuar se presidenti kosovar Hashim Thaçi, pas aktakuzës së ngritur nga Gjykata Speciale, ka anuluar udhëtimin në Ëashington për nisjen e dialogut me Serbinë. Megjithatë, Grenell njofton se procesi do të vazhdojë me Kryeministrin Avdullah Hotin.

Grenell ka thënë se respekton vendimin e tij për të mos marrë pjesë në takime derisa të qartësohet e gjithë situata ligjore.

“Presim diskutimin e të shtunës, që do të drejtohet nga presidenti Vucic dhe kryeministri Hoti”, ka shkruar në twitter Grenell, duke konfirmuar vazhdimin e procesit për nisjen e dialogut Kosovë-Serbi në SHBA.