NASA po përgatitet të dërgojë përsëri astronautë në Hënë, si pjesë e programit Artemis, me raketën e parë që do të lëshohet të hënën. Misioni Artemis ka në plan afatgjatë që të arrijë të dërgojë njerëz në Mars.
“Nëpërmjet misioneve Artemis, NASA do të zbarkojë gruan e parë dhe personin e parë me ngjyrë në Hënë, duke hapur rrugën për udhëtime më afatgjata në hënë, dhe duke shërbyer si një gur themeli për të dërguar astronautët në Mars”, njoftoi NASA.
Misioni Artemis 2 në vitin 2024 do t’i çojë astronautët rreth hënës, por nuk do t’i zbresë atje. Nëse ky mision është i suksesshëm, NASA parashikon që astronautët e parë të Artemis do të zbresin në Hënë në vitin 2025 me misionin Artemis 3.
Artemis përbëhet nga një raketë e quajtur Sistemi i Nisjes në Hapësirë, e cila mund të mbajë module të ndryshme në majën e tij, siç është kapsula e ekuipazhit Orion që strehon astronautët gjatë fluturimit. Kapsula kozmike Orion mund të mbajë 4 persona nga ekuipazhi në krahasim me Apollo që mbante 3.
Kohëzgjatja e misionit të Artemis 1 është 42 ditë, 3 orë e 20 minuta dhe në total do të udhëtojë 1.3 milionë milje, përpara se të kthehet në Tokë më 10 tetor.
Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…
Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…
Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…