KRYESORE

President kroat tallet me sistemin raketor kinez që bleu Serbia

“Shikoni, ju mund të rrëzoni një ose dy avionë me to dhe të krenoheni, por ashtu nuk fitohet lufta”, ka thënë në sarkazmën e tij të kahershme presidenti kroat, Zoran Millanoviç, kur u pyet për sistemin raketor kundërajror që Serbia kontraktoi së fundi nga Kina.

“S’e kuptoj dot”, tha Millanoviç, “nga vinë të gjitha këto vendime të Beogradit për të blerë sisteme anti-raketore kur askush s’e ka ndërmend t’i sulmojë”.

“Nuk i dënoj për këtë – thjesht i shoh dhe mahnitem”, tha ai në ironinë e tij të zakonshme, shkruan Albanian Post.

Millanoviç tha në fund të fundit “janë para të Serbisë” që po shpenzohen, dhe “vendim i tyre”, por se kjo gjë nuk është e arsyeshme.

“Kroacia nuk e ka në mend t’i sulmojë. As Amerika. Sepse po t’i sulmonin, ato [raketa kundërajrore] s’do t’iu hynin në punë”, u shpreh mes tjerash ai, raportoi agjencia kroate e lajmeve “Hina”.

Ai madje vazhdoi në tonin humoristik therrës të tij se Serbia edhe nuk është anëtare e NATO-s, “por edhe mbeti pa padron brenda natës”.

“Është tepër zgjim tramautik nga gjumi, mbase një hangover, dhe tani po blejnë sisteme kineze që sipas gjasave janë kopje ruse, mbase edhe më të dobëta”, tha mes tjerash Presidenti i Kroacisë, Zoran Millanoviç.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

7 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

12 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

22 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

1 ditë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

1 ditë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago