I deleguari Special i Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, e ka përkrahur Isa Mustafën pas kërkesës së tij që nesër të hiqet plotësisht taksa 100 përqind.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Twitter, Grenell e ka quajtur Mustafën ‘lider guximtar’.
“Një fill shumë i mirë. Isa Mustafa është lider guximtar. Heqja e tarifës nesër do të ishte një fillim i mrekullueshëm shumë më shumë përparim – dhe do të lëvizte shpejt. Por, zhvillimi ekonomik nuk mund të cohet përpara derisa të largohen tarifat”, ka shkruar Grenell.
Kujtojmë se sot më herët Mustafa ka kërkuar që deputetet e Kosovës të votojnë pro heqjes së taksës ndaj mallrave Serbe.
Lideri i LDK’së me këtë rast ka dalur kundër partnerit të tij në koalicion, Albin Kurtit së VV’së, i cili ditë më parë bëri një propozim interesant për heqje të pjesërishme të taksës.
SHBA kishte reaguar ashpër ndaj kësaj heqje me kushte, duke thënë se ky mund të jetë një gabim serioz i Kryeministrit të Kosovës.
Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…
Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…
Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…
Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…
Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…
Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…