Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, i është kundërpërgjigjur Joe Bidenit pas deklarimeve të tij rreth negociatave Kosovë – Serbi, duke i thënë se ka vetëm fjalë dhe jo vepra.
Bideni ka thënë se për dialogun Kosovë – Serbi duhet të jetë një punë e përbashkët mes SHBA-së dhe BE-së, duke e kritikuar kështu qasjen e njëanshme të Administratës Trump për këto bisedime.
Biden për dialogun Kosovë – Serbi: Marrëveshja duhet të përfshijë njohjen reciproke dhe të ruajë sovranitetin
“Si zëvendëspresident, Joe Biden, dëshironte që mediat ta portretizonin atë me rëndësi të madhe në Administratën për punë të jashtme, edhe pse vet sekretari i tyre i Mbrojtjes kishte deklaruar se Bideni kishte ‘gabuar pothuajse në secilën çështje të madhe të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare gjatë katër dekadave të fundit’”, thotë Grenell.
“Nuk duhet të jetë befasi që sot Bideni vazhdon të mos ofrojë asgjë, përpos më shumë bisedime dhe premtime boshe për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë. Joe Biden sot i ka bërë negociatat një çështje politike presidenciale në SHBA. Duke e bërë këtë, ai garanton se asgjë nuk do të lëvizë përpara para nëntorit dhe njerëzit në Kosovë e Serbi duhet të presin, sërish, për politikanët që të ndalojnë së përoruri ata”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Sipas tij Administrata Trump ka vepruar, për dallim nga ajo e Obamas dhe Bidenit.
“Për dallim nga qasja pa veprime dhe vetëm me fjalë të Bidenit, Administrata e Trumpit është koncentruar të ndërmarrë hapat e parë të rëndësishëm për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Për këtë qëllim, presidenti Trump mbikëqyri negociatat e suksesshme të tre marrëveshjeve të ndara ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës për udhëtimet ajrore, hekurudhore dhe rrugore. Në një kohë të shkurtë presidenti Trump ka thënë rezultate të çështjeve të vonuara dhe Joe Biden sërish vetëm flet siç e ka bërë gjatë këtyre 40 vjetëve në Washington”, ka shkruar Grenell.
Ai ka shtuar tutje se njerëzit në Kosovë dhe Serbi e dinë se nuk krahasim ndërmjet premtimeve boshe tetë vjeçare të Obama-Biden dhe veprimeve të Administratës Trump.