KRYESORE

Grenelli mund të ketë shkelur ligjin me vizitën në Kosovë

Ish-presidenti, Donald Trump, njoftoi të enjten se ai ka “ambasadorin e tij të dërguar” personal që drejton politikën e jashtme dhe se ai është ish-Drejtori në detyrë i Inteligjencës Kombëtare, Richard Grenell.

Në një deklaratë të enjten, Trump tha se e dërgoi Grenellin në kufirin Kosovë-Serbi këtë javë për t’u takuar me liderët dhe për t’u angazhuar në bisedimet e paqes, por nuk është plotësisht e qartë.

Ajo që është e qartë, është Akti Logan, i cili ndalon shtetasit amerikanë të paautorizuar nga SHBA të përpiqen të intervenojnë ose të negociojnë me qeveri të huaja që kanë mosmarrëveshje ose polemika me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruan Queerty.

Pas takimit me zyrtarët qeveritarë, Grenelli mbajti një konferencë të improvizuar për shtyp në pikën kufitare Merdare midis Kosovës dhe Serbisë, ku u tha gazetarëve se erdhi në rajon si “qytetar privat” sepse ishte “i frustruar” me mënyrën se si po trajtonte administrata Biden Marrëveshja e normalizimit ekonomik Serbi-Kosovë.

“Shumë nga administrata Trump dhe shumë amerikanë janë të frustruar sepse ne pamë një marrëveshje historike, ekonomike, për të cilën u pajtuam për njerëzit e Kosovës dhe Serbisë dhe që nuk po respektohet”, ka thënë ai.

Megjithatë, pretendimi se ai ishte aty si “qytetar civil” nuk përputhet totalisht me një postim të presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, që shpërndau pas takimit të tyre dhe ku tha se ishte “kënaqësi” të ulen me Grenellin në zyrën e tij dhe të bisedonin rreth “forcimin e mëtejmë të marrëdhënieve dhe bashkëpunimin në mes të Shqipërisë dhe SHBA-së”.

Kjo ngjalli reagime të tjera në Twitter ku u tha se Grenelli duhej të arrestohej për thyerje të Aktit Logan dhe në një reagim thuhet se “Trumpi po udhëheq qeverinë e tij hije”.

Grenelli nga ana tjetër i ka quajtur akuzat për shkeljen e Aktit si “të pakuptimta” dhe ka akuzuar kritikët si “ngacmues”.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

1 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

9 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

12 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

15 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago