Greqia ka “lënë pas inatet” dhe i ka ardhur në ndihmë fqinjit të saj, Shqipërisë, e cila po përballet me 2 vatra të mëdha flakësh në Dropull dhe Finiq.
Në kuadër të Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shteti grek ka sjellë 2 avionë Canadair për shuarjen e flakëve. Ndihmë ka pasur edhe nga qeveria italiane dhe ajo kroate, për shkak se vatrat e zjarrit vijojnë aktive prej 2 ditësh dhe shuarje e tyre është shumë e vështirë.
“Dy avionë të tipit Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq. Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje. Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, njofton Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi.
Marrëdhëniet Greqi dhe Shqipëri janë konsideruar të ftohta për shkak të rastit Beleri, mirëpo përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, shtet fqinje zotohen që do të ndihmojnë njëri-tjetrit në rast se përballen me zjarre, tërmete apo fatkeqësi të tjera natyrore.
Si pasojë e zjarreve në Finiq e Dropull janë djegur dhjetëra hektarë tokë, teksa 2 zjarrfikës kanë marrë djegie në trup.
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…