Greqia po aprovon në kohë rekord lejet për punonjësit sezonalë që do të shkojnë nga Shqipëria. Pasi Shqipëria dhe Greqia kanë arritur një marrëveshje për punësimin sezonal të shqiptarëve në sektorin e bujqësisë në Greqi, kanë ardhur edhe aplikimet e para për të tërhequr punëtorë nga vendi ynë.
Deri tani janë 15 mijë leje të aprovuara madje brenda një ditë janë aprovuar 300 të tilla një procedurë e përshpejtuar që nuk ka ndodhur kurë në Greqi.
Punëdhënësit greke që janë të interesuar për të punësuarit sezonalë, aplikojnë pranë kooperativave bujqësore të rajoneve të tyre me dokumentet si më poshtë. Emigrantëve të cilëve ju aprovohet leja do të kalojnë nga pika kufitare e Kakavijës ku edhe është duke u ngritur një qendër dezinfektimi për cdo person që do të kalojë.
Emigrantët që kanë përfituar deri tani lejen e punës do të punojnë kryesisht në frutikulturë por edhe degë të tjera të bujqësisë. Sipas shifrave të publikuara, 3 mijë duhen në Larisë, 10 mijë në Veria dhe 2 mijë në Kavalla.
Përsa i përket punonjësve të interesuar të punësohen në këtë sektor do të duhet të aplikojnë në platformën online www.punenegreqi.gr (do të jetë funksional nga dita e hënë) dhe brenda 3-4 ditëve do të kenë përfunduar kontratat e punës prej punëdhënësve.