Greqia prezantoi ditën e mërkurë 6 avionët e rinj luftarakë që ka blerë pas marrëveshjes në fushën e mbrojtjes së arritur me Francën, e cila rriti dhe më tej tensionet me rivalin e saj historik Turqinë.
6 nga 24 mjetet ajrore sulmuese që autoritetet greke kanë blerë për më shumë se 3 miliardë euro fluturuan mbi Acropolis, duke treguar në këtë mënyrë muskujt dhe forcuar më tej forcat e tyre ajrore.
Η ιστορική πτήση των #Rafale πάνω από την Ακρόπολη, μέσα από το πιλοτήριο των @AegeanDeltas331! Καλοσήρθατε σπίτι σας! pic.twitter.com/vLiBN0wHCp
— Stavros Ioannidis (@st_ioannidis) January 19, 2022
“Avionët e rinj Rafale” që mbërritën sot janë të gatshëm të shërbejnë për një të ardhme më paqësore për të gjithë rajonin”, u shpreh kryeministri Kyriakos Mitsotakis.
Televizioni shtetërore e transmetoi direkt ceremoninë kur 6 avionët iu afruan bazës ajrore Tanagra pranë Athinës.
Parlamenti i Greqisë ratifikoi një pakt mbrojtës me Francën në tetor, sipas të cilit ata do t’i vinin në ndihmë njëri-tjetrit në rast të një kërcënimi të jashtëm. Pakti përfshin një porosi për tre fregata franceze me vlerë 3 miliardë euro të tjera.