FOTO&VIDEO

Greqia vendos 7 ditë karantinë për qytetarët duke filluar nga 16 gushti

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme bën me dije për të gjithë shtetasit që do të hyjnë dhe ddo të dalin nga Shqipëria në drejtim të vendit fqinj Greqisë duhet të kenë parasysh oraret e lëvizjes.

Automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë në pikat kufitare Kakavijë dhe në kufirin Kapshticë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Sipas njoftimin nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Njoftimi i plotë:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se hyrjet në shtetin grek nëpërmjet pikave të kalimit në kufirin Kakavije dhe në kufirin Kapshticë do të jenë të mbyllura nga pala greke për udhëtarët dhe automjetet si në hyrje edhe në dalje të Greqisë gjatë fashës së orarit 22:00-06:00, deri në një njoftim të dytë.

Pikat e kalimit të lartpërmendura do të jenë të hapura për qytetarët dhe automjetet çdo ditë nga ora 06:00 deri në 22:00.

Sa më sipër, ftohen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve që të shmangin lëvizjet dhe udhëtimet gjatë orarit kur pikat e kalimit janë të mbyllura pasi mjetet dhe udhëtarët nuk do të lejohen nga Policia Kufitare që të parkojnë apo qëndrojnë në territorin doganor e kufitar.

Gjithashtu, duke nisur nga data 16 gusht 2020, shtetasit që hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të Kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë, do të karatinohen për 7 ditë.

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme sjell në vëmëndje që lejohet hyrja në Greqi vetëm për shtetasit grekë, shtetasit shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatese. Teksa shtetasit e BE-së apo shtetasit me leje qëndrimi në vendet e BE-së dhe vendet e treta nuk lejohen të hyjnë në Greqi nëpërmjet pikave të kalimit të kufirit Kakavije dhe të kufirit Kapshticë.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

1 minutë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago