FOTO&VIDEO

Greqizimi me otomanizmin: dorë për dore

Atë Foti Cici

Si mund ta përkthejnë anastasistët dhe erdoganistët “aleancën islamiko-ortodokse për të shpëtuar specien njerëzore”, sipas dëshmisë më të fundit, në bisedën e z. Olsi Yazeji me z. Anastasios Janullatos?

Nuk është e fshehtë se fuqitë mbizotëruese në Ballkan kanë rënë në ujdi dhe po punojnë për kthimin e shqiptarëve në identitetin otoman, domethënë për turqizimin e shqiptarëve myslimanë dhe për greqizimin e shqiptarëve ortodoksë.

Në këtë konfiguracion jo të fshehtë, ku Turqia dhe Greqia kanë marrë rolin parësor në Shqipëri, dhe ku po kthehet teoria e qëmotshme e shteteve epërsorë dhe e shteteve foshnjorë, e gjuhëve të mëdha dhe e gjuhëve të vogla, ushqehet gjithashtu një tjetër ndarje brenda ndarjes, duke iu dhënë hapësirë dhe privilegj dëshirave dhe grupimeve të tjera etnike dhe fetare, për të ringjallur mozaikun osman në vendin tonë.

Shtimi gradual i greqishtes në katedralen e Tiranës dhe në shumë kisha tona, përdorimi zyrtar i kalendarit ortodoks sllav në disa kisha të Shqipërisë së mesme, krijimi i një zhargoni gjuhësor në mjediset dhe median ortodokse, duke hequr fjalë të vjetra shqipe, për t’i zëvendësuar ato me terma grekë të padëgjuar më parë, për ta ndarë komunitetin ortodoks nga përkatësia në botën shqiptare, e të tjera gjeste e shenja, shoqërohen me armiqësinë e vjetër ndaj traditës shqiptare dhe zhbërjen e pandalshme të sfondit kombëtar në Kishën tonë.

Kjo marrëveshje antishqiptare e armiqve tanë historikë, ka gjetur mbështetje në klasën e kalbur politike në Shqipëri, ku Turqisë i jepet roli i Perandorisë dhe nën fuqinë e saj Greqia rimerr rolin e dikurshëm të kujdestarisë ndaj ortodoksëve.

Presidenti i Shqipërisë, Kryeministri dhe Kryetari i Opozitës, pavarësisht ngrënieve për interesa personale dhe klanore, janë kompromentuar dhe e kanë pranuar këtë realitet, të cilin madje e mbështesin dhe e mbrojnë.

Më tinzari në këtë mësymje antishqiptare është Kryepeshkopi i KOASh-it, i cili e shfajëson greqizimin e komunitetit ortodoks me mëkrejsën se “Shqipëria po turqizohet”, por vetëm se këto fjalë i hedh në takimet e brendshme kishtare, ndërsa publikisht hiqet si i shenjtë.

Populli, i rënë, i tradhtuar dhe i përçarë nga politika dhe feja, vazhdon të besojë se arratia është e vetmja mënyrë shpëtimi dhe realizimi personal.

Për më keq, rinia e Shqipërisë nuk dëshiron të jetojë brenda një populli që nuk beson në dinjitetin njerëzor. Të rinjtë nuk duan që të plaken në një vend që nuk e do pavarësinë e tij, në një komb që nuk beson se mund të kultivohet pa shtypjen e vendeve më të mëdha.

Ata që premtojnë ndryshime dhe mrekulli, i shmangen së vërtetës dhe nuk flasin hapur, gjë që dëshmon jo vetëm krizën e madhe sot, por dhe dështimin e tyre në të ardhmen.

Heshtja e intelektualëve në tjetërsimin e identitetit shqiptar dhe shkombëtarizimn e kulturës sonë, ka vetëm një pyetje: Çfarë tjetër presim të ndodhë?/Albanian Orthodox- Shqiptar Ortodoks

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

19 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago