Regjisori Eduart Grishaj, është shprehur se për herë të parë në filmin ‘Sofia’ që do të jepet në kinematë shqiptare që prej datës 3 nëntor, ka aktore serbe që flasin shqip.
I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grishaj thekson se në film është një skenë e xhiruar në Beograd ku tregon momentin se si serbët e kanë parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku flamuri shqiptar u valvit me dron në Beograd.
“Është një vajzë që vjen nga Serbia për të parë Shqipërinë dhe për të zbuluar rrënjët e Sofisë shqiptare që i kanë pas mbajtur të afërmit e saj. Filmi fillon në Beorgrad dhe fillon me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Është një skenë që kemi xhiruar në Beograd që tregon se si serbët e kanë parë ndeshjen kur ishte droni.
I gjithë filmi është me copëza ngjarjesh të vërteta. Jam regjisori i parë xhiroj në Serbi një film dhe që flitet shqip. Kam aktore serbe që flasin shqip. Ne e bëmë këtë në Beograd”- tha ai.
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…