Grishaj: Jam regjisori i parë që kam aktore serbe që flasin shqip

Regjisori Eduart Grishaj, është shprehur se për herë të parë në filmin ‘Sofia’ që do të jepet në kinematë shqiptare që prej datës 3 nëntor, ka aktore serbe që flasin shqip.

I ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, Grishaj thekson se në film është një skenë e xhiruar në Beograd ku tregon momentin se si serbët e kanë parë ndeshjen Shqipëri-Serbi, ku flamuri shqiptar u valvit me dron në Beograd.

“Është një vajzë që vjen nga Serbia për të parë Shqipërinë  dhe për të zbuluar rrënjët e Sofisë shqiptare që i kanë pas mbajtur të afërmit e saj. Filmi fillon në Beorgrad dhe fillon me ndeshjen Serbi-Shqipëri. Është një skenë që kemi xhiruar në Beograd që tregon se si serbët e kanë parë ndeshjen kur ishte droni.

I gjithë filmi është me copëza ngjarjesh të vërteta. Jam regjisori i parë xhiroj në Serbi një film dhe që flitet shqip.  Kam aktore serbe që flasin shqip. Ne e bëmë këtë në Beograd”- tha ai.