BOTA

Gruaja nga Gaza lind binjakë, përdori spermën e kontrabanduar nga burri në burgun izraelit

Rasmeya Hmeid nga Gaza, ka lindur dy binjakë, dhe kjo nuk ishte një lindje e zakonshme, pasi ajo nuk e ka parë burrin e saj për gati dy vjet.

Burri i saj, Nahed Hmeid, ka qenë në një burg izraelit që nga viti 2007. Edhe pse ajo normalisht mund ta shohë atë, kufizimet e koronavirusit i kanë ndalur vizitat që nga viti 2020.

Kështu që, kur çifti vendosi në fillim të këtij viti se dëshironin të kishin fëmijë, kjo i çoi ata në një rrugë të guximshme, duke kontrabanduar një mostër të spermës së Nahed Hmeid nga burgu dhe në një klinikë fertiliteti në Gaza.

“Ai përgatiti spermën brenda tualetit të qelisë ku e prisnin dëshmitarët për të konfirmuar nëse mostra ishte e burrit tim”, tha Rasmeya Hmeid, 31 vjeçare për The Daily Telegraph, transmeton Klankosova.tv.

Mostra u vendos në një enë sterile me një shenjë unike identifikuese, kështu që ajo mund të ishte e sigurt se ishte e tij dhe u dorëzua në Gaza, tha ajo.

Gjithçka pati rezultat të mirë pasi ajo lindi dy djem binjakë, Hamam dhe Hani. “Të afërmit e tij dhe të afërmit e mi ishin shumë të lumtur”, tha ajo.

Familja Hmeid është vetëm një nga dhjetëra çiftet në Gaza që thonë se kanë kontrabanduar mostra sperme nga burgu në çanta biskotash, çakmakë dhe stilolapsa.

Rasmeya Hmeid preferoi të mos jepte shumë detaje se si ia doli nga frika se burri i saj mund të “dënohej nga administrata e burgut”.

“Nuk mund ta zbuloj sekretin”, tha ajo.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

VIDEO/ Momenti kur aktivizohet sistemi mbrojtës ajror, sulmohet Ambasada Amerikane në Bagdad

Një sistem mbrojtës ajror u aktivizua pranë Ambasadës Amerikane në Bagdad të shtunën në mbrëmje,…

6 orë ago
  • LAJME

‘Çfarë do t’i them popullit?’ Shqetësimi i Ibrahim Rugovës që nuk takoi zyrtarë të lartë në ShBA

Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Kërcënoi me vdekje kandidatin shqiptar për kryetar të Cyrihut për shkak të qëndrimeve për Gazën, arrestohet shtetasi malazez

Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…

14 orë ago
  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

17 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

19 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

1 ditë ago