Kandidatja për presidente franceze Marine Le Pen ka ngjallur hapi me deklaratën e saj të fundit.
Në një konferencë shtypi, politikania e ekstremit të djathtë bëri thirrje për një “afrim strategjik” midis NATO-s dhe Rusisë, për të pasur marrëdhënie më të afërta, pas mbarimit të luftës në Ukrainë. Ndër të tjera, sipas BBC, ajo shtoi se do ta tërhiqte Francën nga struktura e komandës ushtarake të NATO-s, nëse do të rezultonte fituese.
Megjithatë, edhe në rast tërheqjeje nga aleanca, ajo theksoi se do të vazhdojë të respektojë një pakt kyç të NATO-s, sipas të cilit një sulm ndaj një anëtari të aleancës ushtarake shihet si një sulm ndaj të 30 anëtarëve.
Le Pen do përballet me Emmanuel Macron për presidencën në balotazhin e zgjedhjeve më 24 prill, teksa të shumtë janë zërat që e konsiderojnësi pro-ruse.
Ajo e ka dënuar publikisht pushtimin e Ukrainës, por ka vizituar presidentin Putin përpara zgjedhjeve të mëparshme franceze në 2017. Partia e saj ka përdorur edhe kredi ruse