POLITIKE

SIPRI: Serbia më së shumti ka investuar për ushtri në Ballkanin Perëndimor në vitin 2019

Serbia në vitin 2019, ne mes vendeve të Ballkanit Perëndimor më së shumti ka shpenzuar për ushtri, tregojnë të dhënat e fundit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimieve Paqësore në Stokholm (Stocholm Intenational Peace Research Institute – SIPRI).

Në Serbi, shpenzimet ushtarake gjatë vitit të kaluar, vlerëson SIPRI, ishin 1.14 miliardë dollarë, një rritje për 326 milion dollarë prej vitit 2018, gjegjësisht 43 për qind.

Me këtë kërcim, Serbia e tejkaloi Kroacinë vitin e kaluar, e cila ishte renditur e para në shpenzimet ushtarake në vitin 2018. Gjithashtu, në listën e 15 vendeve të para të SIPRI-sit me kërcimin më të madh në fonde në krahasim me vitin 2018, Serbia u rendit në vendin e pestë.

Të gjitha vendet e rajonit po shënojnë rritje të shpenzimeve ushtarake në krahasim me vitin 2018, ku Serbia dhe Kroacia kryesojnë, me rreth 1 miliard dollarë secila në 2019.

Vendet e tjera fqinje kanë ndjeshëm më pak investime ushtarake – Shqipëria 198 milion dollarë, Bosnja dhe Hercegovina 183, Maqedonia e Veriut, e cila këtë vit është anëtare e NATO-s – 151 milion, Mali i Zi 89.3, ndërsa Kosova kishte shpenzimet më të pakta ushtarake në 2019 – 65,7 milion dollarë.

Sidoqoftë, me përjashtim të Serbisë, asnjë prej vendeve nuk pati një kërcim kaq të madh në krahasim me vitin 2018. Serbia ka qenë e armatosur shumë në vitet e fundit dhe në furnizimin e saj është mbështetur kryesisht në Rusi.

Në Kosovë, siç pretendohet, investimet janë rritur në mënyrë lineare që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.

Sipas SIPRI, buxheti i mbrojtjes në vitin 2008 ishte 0.9 milion dollarë, për të qenë tri herë më i madh vitin e ardhshëm në 2009 – 27 milion dollarë. Që nga viti 2017, fondet e caktuara të Kosovës për ushtri ishin mbi 60 milion dollarë.

Transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë të armatosur, që aktualisht është duke u zhvilluar dhe është planifikuar të zgjasë dhjetë vjet dhe gjatë asaj kohe, buxheti, siç parashikohet, gradualisht do të rritet.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BOTA

Putin pranon goditjen ekonomike nga sulmet ukrainase, paralajmëron kundërpërgjigje më të ashpër

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka pranuar se sulmet e vazhdueshme ukrainase ndaj infrastrukturës strategjike ruse…

1 orë ago
  • KRYESORE

Pakistani: SHBA-ja dhe Irani pranë marrëveshjes historike, finalizimi mund të ndodhë brenda një dite

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka bërë të ditur se negociatat ndërmjet Shteteve të Bashkuara…

7 orë ago
  • BREAKING NEWS

A do e marrë SHBA uraniumin? Irani shkatërron tunelet ku fshihen materialet bërthamore

Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…

13 orë ago
  • BOTA

Elon Musk bëhet trilioneri i parë në botë

Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…

15 orë ago
  • BOTA

Trump kritikon kurdët në Iran: Ne u dërguam armë, ata i mbajtën për vete – më zhgënjyen

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…

1 ditë ago
  • KRYESORE

NATO-ja planifikon zvogëlim të pranisë në Kosovë sepse është përmirësuar situata e sigurisë

Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…

2 ditë ago