Haiti goditet nga tërmeti 7 ballë, dyshohet për viktima

Një tërmet me magnitudë 7 ballë i shkallës Rihter goditi brigjet e Haitit të shtunën, tha Shërbimi Gjeologjik Amerikan.

Epiqendra e tërmetit ishte 12 kilometra në verilindje të Saint-Louis du Sud. Mediat ndërkombëtare raportojnë se dyshohet për viktima dhe dëme materiale.

Njerëzit në kryeqytetin e Port-au-Prince e ndjenë lëkundjen dhe shumë njerëz dolën në rrugë nga frika.

Naomi Verneus, një 34-vjeçare banuese në Port-au-Prince, tha për AP se ishte e zgjuar nga tërmeti dhe se shtrati i saj po dridhej.

“U zgjova dhe nuk kisha kohë t’i vishja këpucët. Ne jetuam tërmetin e vitit 2010 dhe gjithçka që mund të bëja ishte të vrapoja. Më vonë u kujtova se dy fëmijët e mi dhe nëna ime ishin akoma brenda. Fqinji im hyri dhe u tha që të dilnin. Vrapuam në rrugë”, tha Verneus.