POLITIKE

Ali Daci: Reisi Rifat Fejziq është uzurpator i tokave shqiptare, ashtu siç ishte Amfillohije

Reagim i Ali Dacit, rreth kremtimit të 550 vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë:

Kremtimi i 550 vjetorit të ndërtimit të xhamisë në Plavë shënon edhe njëherë asimilimin dhe nderrimin e fesë tek shqiptarët e kësaj krahine. Pikërishtë sot Reis Ulema i Malit të Zi, shënoj këtë ngjarje historike sipas tij, duke injoruar besimtarët e besimit mysliman shqiptarë, duke injoruar gjuhën e tyre, pra duke mos folur as të vetmën fjalë shqipe në këtë ceremoni festive.

Është për t’u “befasuar” se si ky njeri ndjekë rrugën e kryepopit Amfillohije duke injoruar çdo gjë që ka lidhje më shqiptarët. Edhe ky si ozurpatori i tokave të shqiptarëve Amfillohije ushqen dhe kultivon urrejtjën nderetnike në tokë, atë të mos njohjes së zotit të shqiptarëve dhe gjuhës së tyre, gjuhës shqipe. Këta prijes fetar s’kanë lidhje më Zotin, Përendin, pasi që nuk shikojnë të lutën në qiell por shikojnë uzurpimin e tokave shqiptare dhe asimilimin e tyre në boshnjak, gjegjesisht në serb apo malazez pa gjuhën shqipe.

Duket se ky farë reisi i ka vu dëtyrë primare asimilimin e shqiptarëve të mbetur në Plavë e Guci dhe në Rozhajë, se sa predikimin e fesë tek ata. Edhe optimisti më i madh nga radhet e këtyre besimtarëve është pesimist, pasi që në faltore, në këto komuna më decenje është përbuzur dhe ndaluar gjuha shqipe. Pra, më thuani si aplikohet në kohë moderne asimilimi i një populli, cila është forma tjetër asimiluese.

E kujtojm kryqëzimin e shqiptarëve nga kisha pravo-sllave e shekullit më parë dhe vendosjën e kishës ortodokse në Rumi, nën mbikqyrjën e shtetit malazez dhe tendecën e po kësaj kishe famëkeqe për ta ozurpuar Shasin shqiptar dhe kishat shqiptare aty. Po të shikojmë sjelljet e Reisit nga Ballotiqi i Rozhajës ndaj shqiptarëve autokton në këtë shtet, kuptojmë se qëllimi primar i Tij dhe i tyre është zhdukja e gjuhës shqipe dhe shqiptarëve nga trojet e veta stërgjyshore Iliro- Dardane.

Edhe ky mjeran, gjenezën e vet e ka nga Kelmendi, e pikërisht i takon fisit të Vuklit, por që e mohon realitetin edhe pse babai i tij fliste më babain tim shqip( ndjesë paçin të dytë ). Pse, rrin Fejziqi aq stoik në qendrimet e tija anti shqiptare, duhet ai ta pyes vehten?!

I fustruar nën këmishën e pushtetit malazez ai dhe shërbëtorët e tij po kryejnë obligimet e dreqit e të birit mbi shqiptarët në veri. Në fakt ky është asgje tjetër vetëm pinjolli i atyre që më punën e tyre ndikuan në tjetërsimin e popuillit autokton në këtë shtet e në ishjugosllavi. Duke iu referuar një dokumenti arkivor, statistikës së vitit 1908 – 1909 shohim qartë punën e këtij institucioni, për mua, më së paku fetar, i cili asimiloj shqiptarët e Rozhajës në gati 100% për një shekull.

Atëherë duhët mbeshtetur tezen e të madhit Ismail Kadare për të shpëtuar këta pak shqiptar pa u asimiluar terësisht.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

11 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

13 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

14 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

21 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

1 ditë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago