Siguria publike në Kosovë konsiderohet se po cenohet nga krime të natyrave të ndryshme, e sidomos nga vjedhjet, fenomen ky mjaft shqetësues, që po shkakton humbje e pasiguri në biznese. Kështu ka ndodhur edhe të hënën, te një lokal në rrugën “Naim Frashëri” në Prishtinë.
Siç merr vesh Sinjali, hajnat po dyshohen se kanë thyer depon e një pemëtarie dhe kanë arritur të vjedhin hiç më pak se rreth 30 mijë euro para të gatshme.
Rasti dyshohet se ka ndodhur gjatë natës, periudhë kjo që është shfrytëzuar nga të dyshuarit, të cilët janë futur brenda depos dhe kanë kryer vjedhjen.
Të njëjtat burime thonë se pronari i lokalit ka kërkuar ndihmën e Policisë, me ç’rast ka deponuar si dëshmi edhe pamjet nga kamerat e sigurisë.
Në vendin e ngjarjes, njësitë përkatëse policore kanë kryer ekzaminimet e nevojshme teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, konfirmoi më 12 mars se Serbia ka blerë raketa balistike…
Një aeroplan ushtarak KC-135 për furnizim me karburant është rrëzuar në Irak, pas një “incidenti”…
Bashkësia Islame e Kosovës ka rritur vlerën e Sadakatul Fitrit për këtë Ramazani, duke e përcaktuar atë…
Prokuroria shtetërore në Lubjanë, Slloveni, ka ngritur më 12 janar aktakuzë kundër kryepeshkopit të Kishës…
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se për herë të parë në sistemin publik…
Shprehja e famshme se “diçka ndodhi dhe pjesa tjetër është histori” nuk vlen për zhvillimet…