BOTA

Zbulohet misteri parapa ngjarjes ku u gjetën gjashtë trupa të vdekur në një shkretëtirë të Kalifornisë

Policia ka arrestuar pesë persona pasi disa persona u gjetën të vrarë me armë zjarri në një zonë të largët të shkretëtirës Mojave të Kalifornisë jugore.

Gjashtë trupa u gjetën pasi një viktimë që po jepte shpirtë telefonoi 911,  duke mundësuar dërgimin e një helikopteri policie në skenën e tmerrshme të krimit.

Hetuesit për zyrën e Sherrifit të San Bernardino thanë të hënën se mosmarrëveshja duket të jetë e lidhur me prodhimin e paligjshëm të marihuanës, raporton CNN.

Katër nga gjashtë viktimat janë identifikuar deri më tani, tha policia.

Trupat – të gjithë meshkuj – u gjetën më 23 janar jashtë një autostrade pranë qytetit El Mirage, që ndodhet në San Bernardino County. Të gjashtë viktimat vdiqën nga plagët me armë zjarri, tha policia.

 

 

Katër nga viktimat gjithashtu pësuan djegie të rënda.

Hetimi filloi kur operatorët e urgjencës 911 morën një telefonatë nga një prej viktimave duke raportuar se ai kishte pësuar një plagë me armë zjarri.

Një helikopter policie u dërgua dhe gjeti viktimat rreth orës 20:15 me orën lokale rreth 144 km në verilindje të Los Anxhelosit.

Katër prej burrave u gjetën pranë njëri-tjetrit, ndërsa një tjetër ndodhej në një automjet. Oficerët zbuluan trupin e fundit pak më larg.

Për sa i përket motivit, ne kemi besim se kjo duket të jetë një mosmarrëveshje për marihuanë, thanë nga polcicia.

Në një njoftim për shtyp, zyra e sherifit tha se “hetuesit përcaktuan se viktimat kishin rregulluar të takoheshin në vendndodhje për një transaksion marihuane”.

Pesë burrat që janë arrestuar “arritën në vend, dhe për arsye që ende po hetohen, qëlluan gjashtë viktimat”.

Tetë armë janë konfiskuar nga hetuesit dhe po testohen për të përcaktuar nëse ato janë përdorur në vrasjet.

Zyrtarët refuzuan të komentojnë nëse vrasjet ishin të lidhura me kartelin apo bandat, në vend të kësaj ia atribuan ato “krimit të organizuar”.

Kanabisi ka qenë i ligjshëm për të rriturit për të blerë dhe përdorur në Kaliforni që nga viti 2016, por një treg i zi mbetet për marijuanën e pataksuar.

Vitin e kaluar, policia në San Bernardino County ekzekutoi 411 urdhra kërkimi për operacione të paligjshme të marihuanës dhe sekuestroi 34,000 kg kanabis të përpunuar, sipas zyrës së sherifit.

 


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe AAK 7.10%

Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Afro 20 për qind të votave të numëruara, prin VV’ja

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…

6 orë ago
  • KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë – Exit Polli i Albanian Post në T7: VV’ja 43%, PDK 22, LDK 18 dhe AAK 7

Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë,  është publikuar Exit…

8 orë ago
  • KRYESORE

Narrativa të fabrikuara: Si u deformuan protestat për Zvërnecin

Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Rama ironizon protestuesit në Zvërnec: Mos ua prishni flamingove plazhin me makina dhe kanoçe birre

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…

17 orë ago
  • POLITIKE

Pas Greqisë, tani edhe Turqia kundër Shqipërisë

Sipas gazetarit dhe analistit turk İbrahim Karagül, zhvillimet e fundit rreth Ishullit të Sazanit nuk…

1 ditë ago