POLITIKE

Hajredin Kuçi: “PDK do jetë shembull se si do duhet të sillen ata që nuk janë në pushtet”

Nënkryetari i PDK-së, dhe kandidati për deputet nga ky subjekt politik, Hajredin Kuçi, është rikthyer për të folur për zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Kuçi në emisionin “Personale”, ka thënë se ka menduar tërheqjen nga politika por për shkak të disa vendimeve të mëdha që e presin Kosovën dhe sipas tij pas kërkesës së kryetarit Veseli për të ruajtur një kohezion në PDK ka vendosur të kandidojë përsëri për deputet.

Ai ka thënë se politikën nuk e ka për “jetë a vdekje” siç mund ta kenë disa të tjerë, përcjell Telegrafi.

Nënkryetari i PDK-së ende nuk e di nëse do të jetë deputet në Kuvend apo jo, por ai nuk shpreh shumë entuziazëm në krahasim me të kaluarën.

Thotë se dikur politika ka qenë për ideal ndërsa sot ajo është shndërruar në një profesion.

Duke folur për rezultatin e zgjedhjeve, Kuçi ka thënë se do të jenë opozitë e mirë dhe nëse asgjë do të jenë shembull për opozitën e ardhshme si duhet të sillen kur nuk janë në pushtet.

Ai thotë se PDK mban përgjegjësi për dështimet e Kosovës në të kaluarën por edhe meritat për sukseset i takojnë kësaj partie.

I pyetur për arsyet pse PDK ka humbur zgjedhjet e 6 tetorit, Kuçi është përgjigjur: “Kushdo që i fiton katër herë rresht zgjedhjet do të ketë të vështirë t’i fitojë herën e pestë. Unë jam shumë i bindur se asnjë formacion politik në Kosovë nuk do të mund t’i fitojë zgjedhjet katër herë”, tha ndër të tjera Hajredin Kuçi


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago