Poshtë sipërfaqes, gjallon një paragjykim dhe racizëm ndaj shqiptarëve etnikë në Europën Perëndimore, që nuk mund të mos shihet si faktor në refuzimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë Veriore në Këshill”, kështu shkroi në Twitter, Alexander Soros, djali i filantropisit të njohur, themeluesit të Fondacionit të Shoqërisë së Hapur pas refuzimit që Shqipëria, por edhe Maqedonia e Veriut morën për negociatat në BE.
“Europa duhet të pranojë që vuan nga Albanofobia”, shkruan ai më tej, ndërkohë që statusit të tij i ka bashkangjitur reagimin e mëhershëm të komisionarit Johannes Hahn i cili shkruan: “Dhe vetëm për të qenë e qartë: Përgjegjësia për këtë dështim nuk është me 2 vendet, shumë kush shpresonte me të drejtë për një vendim pozitiv. Ishte BE ajo që dështoi për shkak të çështjeve të brendshme. Kjo dëmton besueshmërinë e BE jo vetëm në #WB por edhe më gjerë.
Ngurrimi i radhës i Bashkimit Europian për të filluar bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kritikuar nga shumë figura të njohura europiane, shkruan Top Channel
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…