Zgjedhjet Lokale në Kosovë do të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Disa parti politike kanë bërë të ditur kandidatët e tyre për komunat përkatëse, kurse disa ende nuk e kanë bërë një gjë e tillë.
Kështu, as në Komunën e Istogut, që udhëhiqet nga Haki Rugova i LDK-së, nuk kanë treguar se kush do të jetë kandidat për të parin e këtij qyteti nga radhët e këtij subjekti politik.
Në një prononcim për Gazetën Online “Reporteri.net”, Haki Rugova, tha se ende nuk është propozuar asnjë kandidat deri më tani nga kjo parti politike.
“Hala nuk i kemi propozuar”, tha shkurt ai.
Ndërsa, në pyetjen se a do të jetë njëri prej të apostrofuarve në media si kandidat të LDK-së për Kryetar të Istogut, Besart Dreshaj, Zenel Shatri apo Ilir Ferati, Rugova tha se ata të gjithë të mirë janë, gjersa shtoi se varet se kë do ta përkrahë kryesia atje.
“Nuk është me rëndësi përkrahja jem po përkrahja e degës apo kryesisë. Krejt të mirë janë”, shtoi ai.
Se a do të kandidojë vetë Rugova në këto zgjedhje, pasi është dënuar me një vit burgim efektiv për korrupsion, ai tha se Gjykata nuk është pengesë për të.
“Gjykata nuk është pengesë. Ende s’është marrë vendimi se kush do të kandidojë”, tha tutje ai për Reporteri.net.
Ndryshe, sipas aktgjykimit të shpallur nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndaj Haki Rugovës u shqiptua edhe dënimi plotësues dhe atë, ndalimi i ushtrimit të funksioneve publike në afat prej një viti.
Sipas aktakuzës mbi të cilin u dënua,Haki Rugova akuzohet se duke vepruar si kryetar i Komunës së Istogut, më 1 gusht 2014 ka nënshkruar kontratë me kompaninë “Ma-Con” sh.p.k. për ndërtimin e kanalizimit për fshatrat Cercë dhe Lubozhdë.
Sipas aktakuzës, në momentin e lidhjes së kontratës për kryerjen e punëve ndërtimore në mes të Komunës së Istogut dhe kompanisë “Ma-Con” sh.p.k. drejtor i firmës ka qenë vëllai i tij Gani Rugova dhe çmimi i kontratës ka qenë 289,119.85 euro.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…