Hakmarrja e Putin: I jep Vucicit emrat e spiunëve të perëndimit që operojnë Serbi

Sipas mediave serbe shërbimet serbe do të marrin nga kolegët e tyre rus listë të verifikuar në të cilën renditen emra të spiunëve perëndimor në Serbi dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt si dhe dëshmitë e veprimtarisë së tyre.

Kështu pretendohet nga media serbe se tani shërbimet e tyre kanë dëshmi për spuinë të perëndimit brenda qeverisë serbe, transmeton Gazeta Metro.

Skandali i zbuluar të korruptimit të agjentëve të sigurimit serb i ka hidhëruar autoritetet serbe e edhe mediat serbe të afërta me pushtetin. Gazeta serbe Kurir sot shkruan se sipas burimeve të tyre, as Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk i pëlqeu rënia e spiunit të GRU’së famëkeqe.

Kjo lëvizje e re rusëve paraqet hakmarrje të llojit të vet për aferën me spiunin rus i cili u zu muajin e kaluar duke i dhënë para nënkolonelit serb.

Menjëherë pas kësaj ngjarje shërbimet ruse kanë njoftuar ato serbe se do t’i dorëzojnë një grumbull të informacionit sekret dhe praktikisht do të zbulojnë shumicën e madhe të rrjetit të spiunimit perëndimor në Serbi. E gjithë kjo u përfundimisht u vendos pas kontakteve intensive që u bënë ditëve të fundit, e mbyll me vizitën e delegacionit të madh të Serbisë në Sochi të Rusisë, në krye me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vucic, të cilin e takoi Vladimir Putin.

Gazeta serbe Kurir shkruan se ishte vet Putin që kishte dhënë pëlqimin e tij që serbëve t’i jepen i gjithë dokumentacioni për gjithë rrjetin e spiunazhit perëndimor.

Shërbimet serbe do të marrin të gjitha ‘e zeza në të bardhë’, me gjithë dëshmi si fotografi, e raporte sekrete. Shërbimet ruse kanë të dhëna ekzakte, dinë konkretisht gjithçka për çdo agjent individual dhe këtu nuk ka hapësirë për gabime- pretendon burimi nga radhët e sigurimit, i cili ka marrë pjesë vet në marrëveshjen me kolegët rus, shkruan gazeta Kurir.

Ky burim i Kurir ‘i mirë informuar’ në listë ka edhe persona në listë që mbajnë pozita të larta shtetërore.

“Përmenden aty edhe disa emra në qeveri. Me lidhjet e tyre që mbajnë, emrat e kontakteve të tyre, lokacionet e takimeve të tyre” shpjegoi ky burim i medias serbe.
Georgy Kleban, kolonel në agjencinë ushtarake të inteligjencës së Rusisë (GRU) u zbulua muajin e kaluar në Serbi dhe video u publikua në internet dhe u identifikua si agjent i GRU’së famëkeqe. Ai u detyrua të largohej nga rajoni pas zbulimit. Presidenti serb Vucic doli të mos jetë brengosur shumë nga spiunimi e korruptimi sa nga zbulimi se ndodhi dhe brenga për prishjen e miqësisë me Rusinë transmeton Gazeta Metro.

Ky shërbim sekret rus përflitet për vrasje, tentim vrasje në Europë. Posaçërisht në Mbretërinë e Bashkuar me rastine helmimit të Litvinenko të cilin e helmuan, po ashtu tentim vrasja e Sergei Skripal dhe vajza e tij Yulia Skripal. Më e fundit në Ballkan-që dihet- ishte tentimi i penguar i grusht shtetit në Mal të Zi, ku pas gjykimit janë dënuar dy shtetas rus, që dyshohet se janë agjentë rus të GRU’së.