KRYESORE

Egërsohen fashistët serbë në Mal të Zi, kërcënojn rëndë deputetin shqiptar Luigj Shkrelan

Nuk jam më i sigurt në shtetin tim pas fyerjeve të fundit që kam përjetuar në Kuvend. Nuk ndihem i sigurt dhe këtë do t’ua them autoriteteve zyrtare. Do të mendoj çfar do të bëj me veten time dhe familjen time, “tha Luigj Shkrela, deputeti i DPS dhe kryetar i Këshillit Administrativ, pasi u fye në Parlament një ditë më parë.

Nuk është hera e parë që Shkrela është fyer nga bankat e opozitës, si në baza personale, ashtu edhe në atë kombëtare. Ai u fye nga njëri prej drejtuesve të Frontit Demokratik, Andrija Mandiq, gjatë seances parlamentare të mërkurën. Ai deputetit të PDS-së gjatë debatës i tha: “Do ta thyej edhe këmbën tjetër”, por gjithashtu theksoi se Fronti Demokraik më së shumti problem ka me Shkrelën, i cili është politikan shqiptar.

Mandiq pas kësaj u dënua dy herë nga nëkryetari i Kuvendit Genci Nimanbegu, por e pa atë si dënim nga një “politikan shqiptar ndaj politikanit serb”. Mandiq tha se dënime merr vetëm nga Nimanbegu, duke theksuar se ai po e bën këtë si një politikan shqiptar duke ndëshkuar dikë që është politikan serb.

Nimanbegu reagoi duke thënë, ”unë nuk ju kamë ndëshkuar si serb, por si deputet i parlamentit i cili nuk respektoi rregullat e Parlamentit Malazez”.

Poashtu debat të ashpër pati edhe në mes deputetit tjetër të Frontit Demokratik Millan Knezheviq dhe nënkryetarit të Kuvendit Genci Nimanbegu. Nikollë Gegaj për gazetën ditore, deklaroi se qëndrimet zhvlerësuese dhe fyese të deputetëve të FD ndaj popujve pakic në Mal të Zi janë njohur prej kohësh, prej kohës kur disa nga këta lidera drejtuan kolonat drejt Tuzit, me qëllimin që të konfrontoheshin me qytetarët e kësaj pjese të Malit të Zi. Për deputetin e PL Andrija Popoviq, polemikat e nxitura me fyerjet si në këshille dhe në Kuvend tregojnë llimin e një fushate parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare./Malësia.ME


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

6 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

6 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

15 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

20 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago