BOTA

Hakohet televizionin iranian për dhjetë sekonda bën thirrje për vrasjen e Khameneit

Transmetuesi shtetëror iranian IRIB u hakua për 10 sekonda të enjten, njoftoi media shtetërore, derisa vendi përgatitet të shënojë përvjetorin e Revolucionit Islamik të vitit 1979.

“Gjatë një periudhe prej 10 sekondash, fytyrat dhe zërat e hipokritëve u shfaqën në Channel One (tonin),” tha IRIB, një frazë që shpesh e përdor për t’iu referuar grupit opozitar në mërgim Organizata Muxhahidin e Popullit të Iranit (PMOI).

PMOI, e njohur gjithashtu si Organizata Muxhahidin Khalq (MKO), paraqet veten si një alternativë ndaj teokracisë së Iranit dhe është fraksioni kryesor brenda organizatës ombrellë të opozitës në mërgim, Këshilli Kombëtar i Rezistencës së Iranit (NCRI).

“Kolegët tanë po hetojnë incidentin. Ky është një sulm jashtëzakonisht kompleks dhe vetëm pronarët e kësaj teknologjie mund të shfrytëzojnë dhe dëmtojnë dyert e pasme dhe veçoritë që janë instaluar në sisteme”, tha zëvendës shefi i IRIB Ali Dadi për kanalin televiziv shtetëror IRINN.

“Ndërprerje të ngjashme ndodhën me Kanalin e Kuranit, Radio Javan dhe Radio Payam”, shtoi ai, duke iu referuar kanaleve të tjera transmetuese të lidhura me shtetin.

Në të kaluarën, Republika Islamike ka qenë në shënjestër të një sërë sulmesh kibernetike, si ai i vitit të kaluar në tetor, që ndërpreu shitjen e benzinës së subvencionuar.

Irani ka thënë se është në gatishmëri të lartë për sulmet në internet, për të cilat ka fajësuar armiqtë e përhershëm të Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit. Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera perëndimore ndërkohë kanë akuzuar Iranin se po përpiqet të prishë dhe të depërtojë në rrjetet e tyre online.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • BREAKING NEWS

Djali i Khameneit zgjidhet udhëheqës suprem i Iranit

Irani ka zgjedhur djalin e të ndjerit Ajatollah Ali Khamenei si udhëheqësin e ardhshëm suprem…

11 orë ago
  • KRYESORE

Rriten tensionet në Lindjen e Mesme, vdes një tjetër ushtar amerikan

Konflikti në rritje mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Iranit po vazhdon të shkaktojë…

12 orë ago
  • KRYESORE

Çfarë po ndodh pas sulmeve të reja në Teheran? Përdoruesit e mediave sociale të shqetësuar për kimikatet në tym

Interneti është ndërprerë dhe qytetarët e zakonshëm që nuk kanë VPN nuk mund të lidhen…

18 orë ago
  • BOTA

Do uronte gratë e vajzat për 8 Marsin, Putini mbytet dhe kollitet për 30 sekonda! Pastaj kërkon përsëritjen e regjistrimit

Një klip i fjalimit të Presidentit rus Vladimir Putinit u botua ditën e sotme aksidentalisht…

19 orë ago
  • KRYESORE

Banorja nga Teherani: Njerëzit do të preferonin të vdisnin nga bombardimet sesa në burgjet e Republikës Islamike

Një grua nga Teheran ka deklaruar se shumë iranianë janë aq të lodhur nga represioni…

20 orë ago
  • KRYESORE

Izraeli sulmon infrastrukturën e naftës në Teheran dhe në disa zona tjera strategjike, pamje

Forcat ajrore izraelite sulmojnë infrastrukturën iraniane të naftës në Teheran. IDF njoftoi se ndërmori një…

24 orë ago