Halil Kastrati ndihmon Preshevën – dërgon pako ushqimore edhe në Luginë

Komuna e Preshevës është harruar nga institucionet shqiptare në këtë kohë pandemie.

Mirëpo humanisti nga Kosova, Halil Kastrati u ka dalë në ndihmë qytetarëve atje duke dërguar pako me ndihma ushqimore.

Kastrati këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ku ka thënë se kanë shpërndarë ndihmat në të tri komunat. Ai ka njoftuar se do të ndihmohen 100 familje në Preshevë, 100 familje në Bujanoc, dhe 30 familje në Medvegjë.

Përveç kësaj ndihma do të shpërndahen edhe në Maqedoni e Shqipëri.