Zëvendësministëri i MKRS-së, Halil Matoshi, ka reaguar me anë të një postmi ndaj qytetarëve për infektimin e Isa Mustafës me covid-19, duka i quajtur qenie primitive, monstroumë.
”Të gjithë ata që i gëzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paska dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiruar vdekjen një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë”, ka shkruar Matoshi në Facebook, transmeton ”Bota sot”.
Postimi i plotë në Facebook
E papranueshme!
Të gjithë ata që i gēzohen lajmit se lideri i LDK-së, Isa Mustafa, paskësh dalë pozitiv në testin e Coronavirusit dhe që komentojnē duke i dëshiru vdekje një njeriu, me lehtësi të padurueshme, janë thjeshtë qenie primitive, monstrumë.
I trishtueshëm fakti se çfarë brezi me mendësi mizore, ka kriju lëvizja antiestabilishment, përmes mobilizimit populist në Kosovë!?