Koalicioni opozitar në Serbi “Zajedno – Sëbashku”, kanë dalë me një reagim kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pas deklaratave ofenduese ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Politika që po ndjekë aktualisht Vuçiç, sipas tyre, është e njëjtë me frymen e regjimit fashist të Slobodan Millosheviç’it gjatë viteve të 90-ta, deri në momentin e kapitullimit më 1999.
“Nëse presidenti vendosi ta marrë malin, i kujtojmë se ai nuk ka të drejtë të çojë në rrënim një popull të tërë, siç bënë në vitet nëntëdhjetë të qeverisjes, në të cilën ai ishte edhe ministër”, thuhet në një komunikatë në rrjetin social Facebook.
Ata vlerësojnë se politika e qeverisë serbe ndaj Kosovës ka hyrë në një qorrsokak dhe sipas tyre, kjo gjendje nuk do të ndryshojë me asnjë trillim.
“Serbia duhet të dalë me një vizion për Ballkanin Perëndimor, siç i ka hije shekullit 21, si një rajon paqeje dhe prosperiteti për më shumë se njëzet milionë njerëz që jetojnë këtu”.
Gjithashtu, nga kjo parti politike kanë mohuar se shefi i tyre, Nebojsha Zelenoviç, siç pretenduan nga Partia Progresiste e Serbisë, i kërkoi bashkëpunim ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiç’it, pasi u emërua në këtë pozitë.
“Nebojsha Zelenoviç nuk i ka dërguar asnjëherë thirrje për bashkëpunim politik asnjë ministrit serb në Qeverinë e Prishtinës, madje as këtij të fundit. Gënjeshtrat e SNS-së janë të pafundme, siç kanë qenë gjithmonë”.
Ndryshe, Zelenoviç është akuzuar vazhdimisht për thirrjet e tij që zyrtarët serbë të ballafaqohen me realitetin, sidomos ndaj pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për sanksionimin e Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë.
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…
Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…