Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç, tha se shpreson që KFOR dhe EULEX të kryejnë punën e policisë në veriun e Kosovës, pas vendimit të serbëve për t’u larguar nga të gjithë institucionet e vendit. Në të kundërtën paralajmëron ai, situata mund të përshkallëzojë në katastrofë.
“Mendoj se diçka e tillë do të kontribuojë në paqe. Nëse amerikanët mendojnë që këtë punë mund ta bëjnë shqiptarët, e diçka e tillë nuk është në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vullnetin e popullit, frikësohem se kjo situatë mund të çojë në katastrofë”, tha Vuçiç për mediat e vendit të tij.
Presidenti i Serbisë shtoi gjithashtu se shpreson që NATO-ja do të parandalojë ndonjë vendim të mundshëm të Kosovës për dërgimin e njësive speciale në Veri, ndërsa theksoi se Beogradi duhet të veprojë me përgjegjësi përballë atij që e quajti moment jo të lehtë. “Është e rëndësishme të sillemi me seriozitet dhe përgjegjësi. Po flasim për ndryshime të mëdha politike, gati tektonike”, tha ai.
Pas 10 vitesh serbët vendosën të largohen nga institucionet e Prishtinës. Sipas Vuçiç, përfaqësues amerikanë dhe europianë i kishin premtuar se do të të merreshin ata me Kurtin, në mënyrë qe vendimi i Prishtinës për targat të shtyhej me një vit, por kjo nuk kishte ndodhur. Ai ka thënë se serbët nuk do të kthehen në institucionet e Kosovës derisa të formohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe.
Forcat amerikane rrëzuan shumë drone sulmuese iraniane me një drejtim që po shkonin drejt ngushticës…
Elon Musk u bë të premten trilioneri i parë në botë, pasi aksionet në kompaninë…
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se, në një skenar përballjeje me Iranin, preferenca e…
Pikërisht në ditën kur para 27 vjetësh NATO kishte hyrë në Kosovë duke nisur misionin…
Numërimi i votave të diasporës ka sjellë ndryshime në projektimin e ndarjes së mandateve në…
Çmimet e naftës shënuan rënie pas njoftimit të presidentit amerikan, Donald Trump, se ai i…