Grupi militant palestinez, Hamas konfirmoi të shtunën vdekjen e shefit të tij ushtarak në Gaza, Mohammad Sinwar, disa muaj pasi Izraeli tha se e vrau atë në një sulm në maj.
Hamasi nuk dha detaje mbi vdekjen e Sinwar, por publikoi fotografi të tij së bashku me udhëheqës të tjerë të grupit, duke i përshkruar ata si “martirë”.
Mohammad Sinwar ishte vëllai më i vogël i Yahya Sinwar, shefit të fraksionit islamist, i cili ishte bashkë-organizator i sulmit të 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit dhe të cilin Izraeli e kishte vrarë në luftime një vit më vonë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.
Ai u ngrit në radhët më të larta të grupit pas vdekjes së vëllait.
Vdekja e tij e konfirmuar do ta linte bashkëpunëtorin e tij të ngushtë Izz al-Din Haddad, i cili aktualisht mbikëqyr operacionet në Gazën veriore, në krye të krahut të armatosur të Hamasit në të gjithë enklavën.
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…
Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…
Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…
“Edhe të pasurit qajnë në kohë lufte.” Konflikti i fundit në Lindjen e Mesme po…