POLITIKE

Handke në Rahovec më 2009: “Kosova është ideja e shpirtit”

9 prill 2009: Shkrimtari kontrovers, Peter Handke, vizitoi Hoçën e Madhe.

Rahovec, 8 prill 2009 – “Ideja e Kosovës për mua nuk është ide politike, ajo është ideja e shpirtit. U jam mirënjohës për mikpritjen banorëve të Hoçës, të cilët kanë vendosur të jetojnë këtu”, me këto fjalë dhe me një serbishte të çalë, u është drejtuar shkrimtari kontrovers austriak, Peter Handke, banorëve të Hoçës së Madhe gjatë vizitës së tij me rastin e Festës së Pashkëve.

I shoqëruar nga e bija e tij, regjisori gjerman Claus Peymann, krijues dhe letrarë serbë nga Kosova dhe Beogradi, shkrimtari kontrovers austriak, Peter Handke, i ka dorëzuar një donacion prej 50 mijë eurosh koordinatorit për Komunën e Rahovecit të Qendrës Koordinuese Serbe, Dejan Balosheviq.

Për shkrimtarin austriak të njohur për orientimin e tij proserb, Hoça e Madhe në gjuhën e vjetër ka kuptimin “shumë njerëz”, por ka shprehur dëshirë para të pranishmëve që ky fshat të quhet “Fëmijët e mëdhenj”, kurse një emër i tretë që i përshtatet këtij fshati, sipas tij, do të ishte “Fshati nën qiell”. Poeti nga Shtërpca, Petar Sariq, gjatë ceremonisë së mbajtur në kishën e fshatit, duke e lavdëruar punën dhe veprën e austriakut Handke, ka thënë se njëra ndër rrugët e Beogradit do të duhej të mbanin emrin e Peter Handkes.

Koordinatori për Komunën e Rahovecit nga Qendra Koordinuese Serbe, Balosheviq, e ka krahasuar Handken me shkrimtarin e madh gjerman, Goethe. Sipas tij, ky është donacioni më i madh që kanë pranuar banorët e Hoçës së Madhe.

“Shumë vende evropiane, qeveritë dhe organizatat qeveritare me rezoluta kanë marrë për obligim që t’i mbrojnë banorët serbë të rrezikuar në Kosovë e Metohi. E këtë realitet e ka pranuar vetë Handke, nuk e ka detyruar asnjë rezolutë, por dëshira njerëzore”, ka thënë Balosheviqi. Ai ka thënë se me këtë donacion do të formohet fondi, i cili do të mbajë emrin e Handkes dhe do t’u shërbejë artistëve të rinj që do ta vizitojnë Hoçën e Madhe, ndërsa pjesa tjetër, sipas tij, do të investohet për përmirësimin e kushteve në fshat, në shkollë, një pjesë e donacionit do t’i ndahet kishës në Hoçë të Madhe dhe atyre në fshatrat Zoçisht dhe Rahovec. Gjatë ditës, Handke i shoqëruar nga miqtë e tij ka vizituar manastirin në fshatin Zoçisht dhe banorët serbë të Rahovecit. Handke është i njohur si shkrimtar kontrovers, i cili ka përkrahur ish-kryetarin serb, Slobodan Milosheviq, dhe krimet e tij ndaj shqiptarëve në Kosovë, e ka vizituar atë në burgun e Tribunalit të Hagës, si dhe ka mbajtur një fjalim me rastin e varrimit të tij në Serbi.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

3 orë ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

5 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

20 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

22 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

23 orë ago