LAJME

Hapet Unaza e Madhe e Tiranës, projekti më i madh infrastrukturor në historinë e kryeqytetit

Hapet totalisht Unaza e Madhe e Tiranës, duke u finalizuar kështu si një ndër veprat më të rëndësishme infrastrukturore të Tiranës. Ky projekt madhor prej 29 kilometrash do të çlirojë kryeqytetin nga trafiku dhe pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonomi, lëvizshmërinë e trafikut, duke rritur vlerën e pronës dhe duke qenë një mundësi për zhvillimin e bizneseve të reja.

Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, ndoqën nga afër hapjen për kalim të Unazës së Madhe e cila duke filluar nga sot i ka të gjitha tunelet funksionale.

“Duke nisur nga sot, unaza është e gjitha e aksesueshme. Pjesa e unazës Veriore ka qenë një nga pjesët më të vështira të kësaj vepre, duke pasur parasysh që kemi patur një zonë të banuar dhe na është dashur të punojmë e të sposotojjmë mbi 654 ndërtesa. Ndërkohë tani është plotësisht e përfunduar. Kemi akoma disa detaje të vogla që mbarojnë brenda janarit, por ndërkohë kini parasysh që janë të gjitha të aksesueshme nga pika të ndryshme të autostradës. Këtu jemi në lotin 1, që është më i komplikuari, pasi kemi pasur zbulimin e një burimi nëntokësor uji që e kemi kanalizuar dhe nga ana tjetër këtu kemi dhe pikëprerjen me hekurudhën Tiranë-Durrës.

Kështu që kjo është një nyje që do vazhdoje të zhvillohet. E gjithë unaza tashmë që është e kategorisë A urbane, i gjithë mobilimi është urban, ndriçimi, mbikalimet, zonat e gjelbërta e stola. Trafiku i dhjetorit është i shtuara pasi kemi dhe një fluks të madh, fluks që shikojmë në daljen e Elbasanit, janë dhe shumë makina me qera në këto momente dhe ajo do jetë sfida e rradhës, by-passi i Elbasanit për të cilin studimin e kemi gati dhe tashmë kemi nisur fazën e negociatës”, – u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.
Unaza e Madhe përveç lehtësimit të trafikut të rënduar të kryeqytetit, do të ketë impakt edhe në ekonomi, duke rritur vlerën e pronës dhe zhvillimin e bizneseve të reja përgjatë gjurmës së saj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

37 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

3 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

20 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago