Kryeministri në detyrë dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, në RTV Dukagjini ka folur për disa çështjet aktuale të krijuara pas zgjedhjeve parlamentare.
Haradinaj ka thënë se Autostrada e Dukagjinit do të ndërtohet pasi sipas tij, VV e LDK “vijnë e shkojnë”.
“Autostrada do të bëhet në kohën e duhur. Projektet vitale nuk ka kush i ndal”.
Duke folur për dështimin në testin e PISA-s, Haradinaj ka thënë se faji është i akumuluar ndër vite por sipas tij edhe SBASHK-u ka një përgjegjësi.
Ai ka thënë se në të ardhmen prindërit duhet të organizohen dhe mos ta lenë mësimin e fëmijëve të tyre vetëm në dorë të sindikatave.
Kryeministri në detyrë ka thënë se rishikimi i demarkacionit është mundësi reale por sipas tij liderët e Malit të Zi nuk duan shumë reklamë pasi kanë një opozitë pro-serbe.
Kryetari i AAK-së, ka thënë se nëse Vetëvendosje dhe LDK e largojnë taksën ndaj Serbisë do të bënin një gabim të madh.
“Bëjnë një rast tragjik. E shkatërrojnë vetën në politikë por edhe Kosovën e dëmtojnë pasi nuk kanë më karta”, tha ndër të tjera Ramush Haradinaj