Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur edhe për tërheqjen e padisë për shpifje nga ana e kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama. Ai e ka përsëritur edhe një herë deklaratën se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kanë pasur plan për ndarjen e Kosovës.
Haradinaj në Rubikon në Klan Kosova tha se tërheqja e padisë nga ana e Ramës nuk ka vlerë.
I pari i AAK-së theksoi se njerëzit e Ramës kishin tentuar të bindnin atë për ta pranuar planin.
“Nuk ka vlerë as tërheqja e padisë.Unë e kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës. Nuk ka qenë vetëm Rama. Ka qenë Vuçiq-Thaç idhe Rama e kanë pasur një plan të madh që kanë pasur si opsion ndërrimin e kufijve”.
“E ka thanë më herët Biserko, edhe Bolton dha sinjale për këtë edhe nuk u akuzua për shpifje. Si kryeministër e kam detyrë ta ruajë tërësinë territoriale. E dini çka kom thanë. Unë i kam reaguar edhe Lutfi Hazirit, sa herë ka folur rreth këtyre temave. Me i thanë kryeministrit se po shpif, është një shpifje me të vertetë mundesh me qenë jo mirë”.
“Një ushtri e njerëzve të Ramës kanë ndejtë afër meje, gruas dhe fëmijëve që ta pranoj planin. Boll vështirë ka qenë që ta them këtë. Tërheqjen e pranoi si kërkim-falje jo si mëshirë. Unë se kam problem ta takoi, por se kam takuar sa ka qenë në Kosovë”.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në Kosovë kanë regjistruar pjesëmarrjen më të ulët…
Numërimi i afrohet 100 përqëindëshit: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 % dhe…
Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të prijë në rezultatet preliminare të procesuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve…
Sot në Kosova janë mbajtur zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare. Lidhur me këtë, është publikuar Exit…
Pamje të nxjerra jashtë kontekstit, imazhe të krijuara me Inteligjencë Artificiale dhe narrativa gjeopolitike u…
Kryeministri Edi Rama ka reaguar me ironi në rrjetet sociale pas protestës e cila u…