Kryetari i Nisma, Fatmir Limaj, ka mohuar zërat e shumtë që mund të ketë marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se deri më tani nuk kanë marrëveshje me askënd.
Limaj tha se nuk ka ndonjë dakordim që dikush mos me u taku.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot e quajti të turpshme sjelljen politike të Limajt, për të cilin tha se nuk ka pasur komunikim që nga “intervista e fundit e famshme”.
“S’kam komunikim që nga intervista e fundit e famshme e z.Limaj. Ka qenë shumë e vështirë krijimi i shumicës nga opozita. Pozicionimi i tij i hershëm e ka bërë edhe më të vështirë. Nëse NISMA dhe Limaj mbështesin pushtetin, kuptohet që ndahen nga ne, por është një ndarje mjaft e turpshme sepse ne kemi kërkuar votën për ndryshim dhe sjellja e tyre dhe veprimi i tyre është mjaft i turpshëm. Me u sill në një mënyrë të tillë nuk është në rregull”, tha Haradinaj.