POLITIKE

Haradinaj i ashpër me PDK-në e LDK-në: Pse po dilni kundër mocionit për rrëzimin e Qeverisë, ku e keni problemin?

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit, ka thënë se Kosova ka mbetur pa aleatë, duke e humbur besimin e tyre.

Haradinaj ka thënë se nuk beson të ketë deputetë në Kuvend që mund ta mohojë këtë gjë. Përkundër kësaj, Haradinaj ka thënë se të njëjtit vijnë në seanca dhe sillen sikur nuk ka ndodhur asgjë.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të PDK-së e LDK-së, duke i pyetur rreth hezitimit të tyre për të votuar mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

“A ka dikush në këtë sallë që nuk e din që jemi duke e humbë besimin e aleatëve tanë. Nëse është dikush që menon që nuk e kemi humbë besimin, kisha pasë dëshirë me u taku me të.

Nuk po e kuptoj më këtë parlament. Nëse vijmë e sillemi sikur nuk ka ndodhur asgjë, nuk jemi serioz më. Ne jemi duke u sjellë me tallje ndaj të gjithë brezave që me mund e kanë pru vendin ku është sot. A ka dikush që nuk e din që kanë fillu ndëshkimet ndaj Kosovës, si politike, ekonomike e të sigurisë. A forcohet Kosova përballë bandave në veri e kriminelëve me besim të humbur ndaj atyre që na kanë ndihmuar e çliruar. E kemi humbë besimin, kanë fillu ndëshkimet dhe jemi dobësu përballë të gjithëve – nuk ka kundërshtare e jona që nuk e shfrytëzon këtë.

Ku është hezimi për mocionion. Ku e keni problemin të gjithë ju që po hezitoni për mocion. Pse nuk po keni guxim me dalë secili për veti me thënë po unë e votoj mocionin. Ku e keni problemin kolegë opozitarë PDK e LDK”, ka thënë Haradinaj.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Tronditje në Emiratet e Bashkuara Arabe: Raportohet se është goditur aeroporti i Dubait, fluturimet janë pezulluar menjëherë

Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…

11 minuta ago
  • KRYESORE

Sulmohen bazat amerikane! Natë ferri në Iran, mbi 80 avionë izraelitë mbi Teheran, bie aeroporti

Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…

2 orë ago
  • KRYESORE

“Washington Post”: Rusia po i ofron inteligjencës iraniane informata për vendndodhjen e forcave amerikane

Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…

14 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Flota iraniane humbet krenarinë: Shkatërrohet dronëmbajtësja “Bagheri”

Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…

17 orë ago
  • KRYESORE

Media arabe: Irani dyshohet se ka ekzekutuar gjeneralin Qaani si spiun të Mossadit

Mediet arabe raportuan të premten informacionin se iranianët ekzekutuan gjeneralin Ismail Qa'ani si agjent të…

19 orë ago
  • BOTA

Pastorët ungjillorë i luten zotit për Trump dhe ushtarët amerikanë

Presidenti Donald Trump mirëpriti të enjten një grup pasotrësh në Zyrën Ovale një grup klerikësh…

20 orë ago