Haradinaj i bën presion Ramosajt pas takimit me Hotin: Ti je i thirrur për të punuar e jo për t’u marrë vesh për takime

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj në një postim në Facebook ka bërë të ditur se ka nisur takimet me kryeministrin e Kosovës Avdullah Hoti lidhur me punimet në rrugën Deçan-Plavë.

Ai ka shkruar se sot ka nisur takimet, fillimisht me kryeministrin Hoti, për të vazhduar deri më 27 gusht, ku siç ka thënë do të mbajnë takim me të gjithë ambasadorët.

“Kam filluar sot takimet, fillimisht me Kryeministrin për të vazhduar intensivisht deri me datën 27 gusht,kur do mbajmë takim me të gjithë ambasadorët!Jam i bindur që rezultati do jetë zgjidhja e duhur për Deçanin”

E në këtë postim të Kryetarit të Deçanit ka komentuar edhe deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj.Haradinaj i ka thënë Ramosajt se ai është i thirrur për të punuar dhe jo për tu marrë vesh për takime.