Lideri i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka kërkuar të mbahet një konferencë në Kosovë për Kosovën ku do të dakordoheshin për marrëveshjen finale me Serbinë. Ka thënë se në këtë konferencë duhet të jetë SHBA si ndërmjetësuese ndërsa edhe BE si lehtësuese e dialogut.
“Konferenca dy ditore e përbërë nga kryetarët e partive politike do t’i ftonin edhe udhëheqësit e dialogut, Amerika dhe lehtësuesit BE. Kjo konferencë e Kosovës në Kosovë fillimisht kishte mundur të krijojë në qëndirm unik Kosovës ku e kishim lehtësuar ndërmjetësuesit Amerikës dhe lehtësuesit BE të arrijmë një marrëveshje”, ka thënë Haradinaj në një konferencë për media.
Ai ka thënë se s’mund të ketë udhëheqje të dialogut nga Kosova nga njeriu që ka përkrahur korrigjimin dhe ndarjen e Kosovës. Ka thënë se as Albin Kurti s’mund të jetë në krye të këtij dialogu pasi po synon heqjen e taksës pa na njohur Serbia.
Haradinaj ka folur edhe për presionin amerikan duke thënë se askush s’bën të ofertojë njëanshëm për heqjen e taksës. Ka thënë se Kurti dhe Vjosa Osmani kanë ofertuar me taksën dhe e kanë nxjerr jashtë Kosovës.
“Jam me heq taksën në ndërrim të njohjes finale. Kërko kontratën finale. Kurti dhe Osmani janë axhami politikë. E kanë dorëzuar krejt procesin te Thaçi. Tash fshihen në kornizën e BE’së”, ka thënë Haradinaj.
Mal Berisha, ish-ambasador e diplomat, ka treguar një rrëfim interesant nga takimet e tij në…
Fushata zgjedhore në qytetin e Cyrihut po tregon anën e saj të shëmtuar pak para…
Shpërthime të forta janë raportuar në Dubai në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe në kryeqytetin…
Irani ka përjetuar një tjetër natë ferri. Shpërthime të fuqishme kanë ndodhur një nga aeroportet…
Rusia është duke i ofruar Iranit informacione mbi vendndodhjen e luftanijeve dhe avionëve amerikanë në…
Shahid Bahman Bagheri ishte mjeti i parë lundrues i specializuar për dronë,një anije 240 metra…