Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka deklaruar nga Durrësi se Kosova nuk do të kursen asgjë për vëllezërit dhe motrat nga Shqipëria.
Haradinaj ka shkruar se Kosova bashkëndjen çdo emocion të tragjedisë në Shqipëri dhe së bashku me Shqipërinë do vazhdojnë të jenë së bashku në çdo sfidë.
Postimi i plotë nga Haradinaj:
Si Kosovë, nuk do të kursejmë asgjë, që vëllezërve dhe motrave tona nga Shqipëria t’u qëndrojmë afër në këto ditë të vështira me shumë dhimbje për ta, por edhe për ne.
Duke bashkëndjerë me çdo emocion këtë tragjedi që mori shumë jetë njerëzish, sot, bashkë më një pjesë të kabinetit qeveritar, i pritur nga Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, vizitova Durrësin dhe zonat e prekura nga tërmeti për të parë nga afër situatën dhe për t’u dhënë përkrahje të mëtejme, të pandalshme, të gjithë të angazhuarve në përballimin e gjendjes.
Ne bashkëndjejmë me familjet, bashkëndjejmë për viktimat dhe me të gjitha ato vështirësi që i ka Shqipëria, e bashkëkombësit tanë.
Do të vazhdojmë me qenë bashkë!