KRYESORE

Vuçiq i thotë po planit franko – gjerman: Ma bënë të qartë se me çka përballemi nëse nuk e pranojmë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se për të sot ka qenë ditë shumë e vështirë. Sipas tij, “ndoshta biseda më e vështira që e ka pasur me ta”.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se si President i Serbisë i është bërë e qartë nga pesëshja se me çfarë sfida dhe probleme do të përballej Serbia “nëse nuk pajtohemi me planin e propozuar”.

“Në këto kushte kërkuam nga përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë plus Lajçak ,që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe Metohi dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, i cili jo vetëm që është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë, dhe është urgjente, sepse vetëm pas kësaj është i mundur kthimi në institucione dhe bisedimet për një normalizim të situatës”, tha Vuçiq.

Duke folur tutje rreth përmbajtjes së takimit Vuçiq shtoi se “thashë se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me kabinetin e Qeverisë së Serbisë Kuvendit dhe me të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, por një gjë e bëra shumë të qartë dhe tregova gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas se propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

2 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

12 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

16 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

16 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

20 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Vrau efektivin e “Shqiponjave”, autori me të shkuar kriminale, një vit më parë tërhoqi zvarrë me kalë një person

Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…

23 orë ago