POLITIKE

Haradinaj – Kurtit: Po jep leksione, tregona pse e mshele kufirin me Shqipëri se na lodhe me Kinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se Kryeministri Albin Kurti, në seancën e sotme të Kuvendit ku po debatohet rreth propozimit për shtrenjtim të energjisë elektrike, po jep leksione si profesor, raporton Express

Sipas Haradinajt, Kurti i ka mashtruar qytetarët gjatë fushatës elektorale, me premtimin për ulje të çmimit të energjisë elektrike.

“Kurti na dha shumë leksione, po vazhdon me na dhanë, po na edukon, gati na është kthy në profesor. E di që i ka deputetët e rinj dhe e ka për këta, edhe e ka një elektorat që e ka mashtru gjatë edhe po vazhdon me e ushqy, por, jemi ne të tjerët që nuk i obligohemi leksioneve të tij dhe kuptohet që e kemi bindjen tonë, mendimin tonë”, ka deklaruar Haradinaj.


Haradinaj tha se Kurti është dashur t’u kërkojë falje qytetarëve, ose do duhej të jepte dorëheqje.

“Tani në reciprocitet të edukimit që po na bon, du me e eduku pak për qeverisjen, menaxhimin. Kurti është kryetar i Qeverisë, ka kërku besimin e qytetarëve të vendit për me e ulë çmimin e energjisë. Ka kërku votë në gjithë vendin edhe i ka bindë njerëzit që do ta ulë çmimin e energjisë. Edhe njerëzit e kanë votu, edhe këta që jon nër 600 edhe ata mbi 600, ia kanë qitë votën. Erdh në Qeveri Kurti, i mbledh ekspertat e vet të ekonomisë, ministrat e famshëm, zëvendëskryeminisrin, iu thotë fillojeni punën me e ulë çmimi. Këta i kanë shku në zyrë dhe i kanë thënë ‘shef s’po ulet çmimi’”, ka deklaruar Haradinaj. Ky zotni, atë ditë që s’ka mujt me e ulë çmimin e energjisë, është dashtë me i kërku falje popullit. Është dashtë me e çun e çu nhë shpi krejt ekipën ekonomike që e ka këtu, ja le ta merr përgjegjësinë le të shkon vetë në shpi”, ka deklaruar Haradinaj.

“Vjen na mban leksione, na tregon qysh prej Kine është rritë kërkesa, n’rregull tregona prej Kine çka po ndodh, por tregona pse e ke mshelë kufirin me Shqipëri, me vëllezërit tanë, se na lodhe me Kinë, çfarë zori ki, ku e ki problemin që s’po mujka me ardhë kuksiani n’Prizren”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj tha se derisa ka qenë Kryeministër, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ia kishte dërguar propozimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, të cilin thotë se nuk e kishte pranuar.

“Jo vetëm që nuk na ka zbritë çmimin e energjisë, tash po na e rritë dhe po sillet normal. A s’i ke ditë aty lopata e bojlera a? Qetash paske fillu me lexu, se po ki kohë. I ke ditë zotni se n’këtë vend je ka jeton qe 20 vjet. I ke ditë kur i ke refuzu Kosovën e Re, gazin Amerikan, kur i ke çu këta militantat tu në KEK e ZRRE e gjithku. Kryetar Qeverie kam qenë, më kanë sjellë propozim për rritje çmimi edhe mua ZRRE-ja, iu kam thënë jo, gjeni zgjidhje tjera. Ti kryeministër fajin je ka ua gjuan veç qytetarëve. I ki do deputetë që veç edhe një def me ua jeo, me i ra defit, se për tjetër s’iu ka mbetë”, ka deklaruar Haradinaj.

Sot në Kuvendin e Kosovës është duke u mbajtur seancë e jashtëzakonshme rreth propozimit të ZRRE-së për shtrenjtim të energjisë elektrike.

Debati parlamentar është ftuar nga PDK-ja, në koordinim me dy partitë tjera opozitare, LDK-në dhe AAK-në.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Përshkallëzohet tensioni në Gjirin Persik, Irani sulmon bazat amerikane me raketa balistike

Irani ka lëshuar raketa balistike drejt bazave ushtarake amerikane në Kuvajt dhe Bahrejn, pasi Shtetet…

37 minuta ago
  • FOTO&VIDEO

Propaganda pro-iraniane në protestat për Zvërnecin? Video “Lego” me AI paraqesin Shqipërinë si pjesë të rezistencës kundër Izraelit

Në rrjetet sociale kanë nisur të qarkullojnë video të prodhuara me inteligjencë artificiale, në stilin…

38 minuta ago
  • KRYESORE

Izraeli dërgoi trupa në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin si pjesë e një rrjeti sekret në të gjithë rajonin

Izraeli vendosi fshehurazi njësi elitare ushtarake dhe të inteligjencës në Azerbajxhan gjatë luftës me Iranin,…

5 orë ago
  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

15 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

16 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

16 orë ago