Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se është e rëndësishme që zgjedhjet shin më të mirat të mundshme, por që duhet bërë reformë zgjedhore dhe duhet diskutuar këto faza ligjore për ankesa.
“Pra, duhet të ndryshohen dhe shpresoj se nga Reforma Zgjedhore do të zgjidhen.Pra është vendim i votuesve kur përmbyllet votimi, Aleanca është në opozitë, ne s’kemi bërë ankesa, s’kemi kërku tejzgjatje jemi pro implementimit të rezultatit zgjedhor.Duhet të rrimë në pozicionin e implementimit të rezultati zgjedhor, kjo është tash për tash.Nuk ka çfarë të flitet për zgjedhje tash, por për implementim të rezultatit zgjedhor, duhet të jemi të respketueshëm ndaj asaj çfarë ka ndodhur. Sovrani është deklaruar, nëse dështon implantimi atëherë kuptohet që shkojmë në zgjedhje por tani duhet të flitet për implementim”, tha Haradinaj, shkruan Indeksonline.
Tutje ai tha se dëgjon të gjithë diplomatët të cilët flasin për liberalizimin e vizave dhe që sipas tij ka shumë skeptikë dhe të atillë që nuk kanë dëshirë të shohin liberalizimin, por që nuk duhet harruar se puna do të vazhdojë edhe gjatë muajit dhjetor lidhur me këtë çështje.
“Unë nuk jap detaje tash, por më vonë ndoshta. Ne do të ndërmarrim procese të rëndësishme lidhur me liberalizimin dhe uroj të bëhet, por mund edhe t’i mbetet qeverisë tjetër. Është mini-shengeni, liberalizimi është proces multilateral në Kosovë dhe Evropë kurse mini-shengeni është vetëm zgjerim, për të cilin po na fton Vuçiq, Edi Rama e Zaev, e është vetëm zgjerim i Rusisë dhe Kinës në Ballkan, pra nuk është interes i Kosovës as i Evropës as i vendeve tona. Rusia dhe Kina janë të instaluara në të gjitha aspektet në Beograd, ekonomi, siguri e të tjera. Pra me rregulla të njëjta kjo influencë zgjerohet në vendet tona. A ka interes Kosova që të zgjerohet influence ruse dhe kineze në Kosovë? Natyrisht që s’ka”, shtoi ai.