KRYESORE

Tahiri: Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe

Ish-kryenegociatorja për bisedime teknike në dialogun Kosovë – Serbi, i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, për Mini-Schengenin ballkanik.

Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Mini-Schengeni e krijon bërthamën ekonomike për Serbinë e Madhe.

“Se ideja e Mini-Schengenit krijon bërthamën ekonomike për ‘Serbinë e Madhe’ këtë gjithë shqiptarët po e shohin, përveç Edi Ramës. E lumtur me reagimet e mençura dhe strategjike të shqiptarëve për të mbrojtur interesat kombëtare dhe për të penguar neohegjemoninë serbe në Ballkan…”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Lidhur me Mini-Schengenin Ballkanik, ka pasur reagime të ashpra nga liderët politikë të Kosovës.

Rama, të shtunënduke folur për iniciativën e Mini-Shengenit, ka thënë se vendimi për të mos iu bashkuar kësaj nisme po dëmton e Kosovën.

Rama ka thënë se do ta mirëkuptonte mospjesëmarrjen e Kosovës në këto takime rajonale nëse Serbia do të vendoste kushte ose do të kishte klauzola që e përjashtonin Kosovën nga marrëveshjet e mundshme.

Por, sipas tij, asnjëra nga këto – kushtet nga Serbia dhe klauzolat përjashtuese – nuk qëndrojnë.

Nisma për krijimin e Mini-Schengenit Ballkanik, u konkretizua në tetor të këtij viti, pasi BE-ja refuzoi të hapë procesin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ideja e një bashkëpunimi më të ngushtë të shteteve të Ballkanit Perëndimor ishte iniciuar në një samit rajonal në Trieste në vitin 2017, ku vendet pjesëmarrëse ranë dakord për një plan aksion drejt një zonë ekonomike rajonale.

Kjo iniciativë synon lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve si dhe forcimin e nyjave ekonomike në rajon.

Drejtues të shtetit të Kosovës kanë refuzuar ftesat për pjesëmarrje në takimet për Mini-Schengenin , duke thënë se krijimi i tij paraqet zgjerim të ndikimit të Rusisë në Ballkan.


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

9 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

19 orë ago
  • POLITIKE

Spaho: Vetëm një i leshtë mund të mendojë që kjo protestë nuk është e manipuluar, është komplot kundër vendit

Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…

23 orë ago
  • POLITIKE

“Serbia si Rusia, ata si vendet baltike”, “Jeta e Vuçiç në rrezik”, ai shkon në Mal të zi: Do them gjithçka

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…

23 orë ago
  • KRYESORE

Katy Perry, emri i parë i madh në “Sunny Hillin” e sivjetmë

Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…

1 ditë ago