KRYESORE

Erdogan: Turqia mund të hyjë në Izrael për t’iu ndihmuar palestinezëve

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Turqia mund të hyjë në Izrael, siç ka bërë në të kaluarën në Libi dhe Nagorno-Karabak, ndonëse nuk ka treguar se për çfarë intervenimi e ka pasur fjalën.

Erdogan, kritik i ashpër i ofensivës së Izraelit në Gazë, ka folur për luftën përgjatë një fjalimi në të cilin ka lavdëruar industrinë e mbrojtjes së Turqisë.

“Ne duhet të jemi shumë të fuqishëm, në mënyrë që Izraeli të mos i bëjë këto gjëra pamend në Palestinë. Sikurse kemi hyrë në Karabak, sikurse kemi hyrë në Libi, ne mund të veprojmë ngjashëm ndaj atyre”, ka thënë Erdogan para anëtarëve të partisë së tij.

“Nuk ekziston asnjë arsye pse të mos e bëjmë këtë… ne duhet të jemi të fuqishëm që të mund t’i marrim këta hapa”, ka thënë Erdogan përmes një adresimi televiziv.

Përfaqësues të partisë së tij nuk u janë përgjigjur thirrjeve për më shumë hollësi. As Izraeli nuk i ka komentuar deklaratat e liderit turk. Erdogan duket se ka përmendur veprimet e Turqisë në të kaluarën. Më 2020, Turqia ka dërguar personel ushtarak në Libi, për të mbështetur Qeverinë e njohur prej Kombeve të Bashkuar atje.

Kryeministri i Libisë, Abdulhamid al-Dbeibah, i cili udhëheq Qeverinë e Unitetit Kombëtar në Tripoli, gëzon përkrahjen e Turqisë.
Turqia e ka mohuar ndonjë rol direkt në operacionin ushtarak të Azerbajxhanit në Nagorno-Karabak, mirëpo ka thënë vitin e kaluar se është duke shfrytëzuar “të gjitha mjetet”, përfshirë trajnimet ushtarake dhe modernizimin, për të mbështetur aleatin e ngushtë.

Lufta e nisur më 7 tetor të vitit të kaluar në Gazë është nxitur prej Hamasit, pasi militantët e grupit kanë kryer sulme në jug të Izraelit, duke lënë të vrarë mbi 1.200 izraelitë dhe duke marrë peng rreth 240 të tjerë.
Rreth 116 pengje besohet se janë ende në Gazë, përfshirë 42 që ushtria izraelite beson se janë të vrarë.

Izraeli, më pas, ka nisur fushatë në Gazë për të shkatërruar Hamasin. Si pasojë e ofensivës tokësore dhe ajrore të Izraelit në atë rajon janë vrarë më shumë se 39.000 palestinezë, raportojnë autoritetet shëndetësore palestineze./REL


FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

  • KRYESORE

Hovenier: Nëse Kosova s’i përgjigjet ofertës së Trumpit për gazin, SHBA-ja mund të humbasë interesin për të

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka deklaruar se administrata e presidentit Donald Trump ka…

4 orë ago
  • POLITIKE

Rama: Protestat për Zvërnecin janë “luftë hibride”, po përdoren nga armiqtë e Shqipërisë dhe Izraelit!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në një intervistë për Euronews se protestat kundër projektit të…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Gjashtë të kërkuar ndërkombëtarisht ekstradohen nga Dubai drejt Shqipërisë

Gjashtë shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe…

4 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Policia e Kosovë e arrestoi kryetarin serb të Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, i cili e dëmtoi me sprej obeliskun “Mitrovica”

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…

13 orë ago
  • FOTO&VIDEO

Shfaqet në Gjirin e Orikumit një nga gjitarët më të rallë në botë

Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…

18 orë ago
  • BOTA

Vrasja e 18-vjeçarit Henry Nowak, Starmer akuza të forta për Elon Musk pas protestave: Ka nxitur përçarje

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…

1 ditë ago