Kreyministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se ndërkombëtarët nuk ia ruajnë të drejtat e saj Kosovës dhe se atyre u duhet vetëm të merren vesh Kosova e Serbia, duke iu dukur gjithçka si legjitime.
“Ndërkombëtarët janë interesgjinj. Ata nuk e dinë sa është e drejta jote, e sa është e tjetrit”, ka thënë Haradinaj në emisionin Pressing të Televizionit 7.
“Nëse Kosova fillon t’i lëshojë pe, atëherë bashkësia ndërkombëtare e sheh këtë si legjitime”, ka shtuar ai.
Haradinaj thotë se me këmbënguljen e tij dhe me refuzimin për të hequr tarifën ndaj mallrave serbe dhe qëndrimi kundër ndryshimit të kufijve, ka treguar se Kosova i merr vendimet vetë.
“Servilizmi nuk të shpie askund. Krejt përpjekjet i kam bërë që me kthy Kosovën në shtet sovran, që i merr vendimet vetë”.
“Krejt veprimet që i kam bërë, prej takimit të parë me Mogherinin. Diskutimet për ndarje të Kosovës i kam hequr. Pastaj ushtria, pastaj taksa, e kam kthyer sovranitetin dhe marrjen e vendimeve nga ana e Kosovës”, ka thënë Haradinaj.
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…
Një efektiv i Policisë së Shtetit u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një…
Autori i vrasjes së një polici dhe plagosjes së një efektivi tjetër mëngjesin e sotëm…