POLITIKE

Haradinaj në Klinë: Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës bashkë me partnerët e koalicionit ka mbajtur sot tubim në Klinë.

Nga atje, kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj ka bërë disa premtime, si, bërjen e Klinës me rrugë tranzitore që do e lidh me Istogun e Skenderajn, lidhje me autostradën e Dukagjinit, fond për biznese të reja, ndërsa ka thënë se nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro, shkruan Reporteri.net.

Postimi i tij i plotë:

Projeksioni ynë për Kosovën Fituese 137 – e bënë fituese edhe Klinën!

Klina do ta ketë rrugën tranzitore, që do e lidh me Istogun dhe Skenderajn.

Klina do të lidhet me Autostradën e Dukagjinit.

Nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë – çmimi do të ulet për 20%.

Fond për bizneset e reja – të rinjtë do të përfitojnë grante pa kthim.

Nuk do të ketë pagë nën 1000, e as pension nën 500 euro.

Nuk do të ketë student pa bursë.

Do të trefishohen subvencionet për bujqësi.

Ligji për investime strategjike do t’i bëjë bizneset partnere me shtetin.

Do të garantohen të gjitha shpenzimet për foshnja deri në moshën njëvjecare.

Orar fleksibël për gratë me foshnja deri në moshën trevjeçare.

E çelësi i realizimit të krejt objektivave tona, është krejt Kosova në NATO.
Faleminderit Klinë për besimin!
1️⃣3️⃣7️⃣ Për Kosovën Fituese

 

FM IMAGES

FM IMAGES ALBANIA - Copyright © 2025 e-mail: info@fmimages.net. All Rights Reserved.

Recent Posts

Mrekulli në Bulqizë/ Disa fëmijë gjejnë të gjallë të riun e aksidentuar 3 ditë më parë

Një ngjarje në kufijtë e mrekullisë dhe e denjë për filma ka ndodhur në Bulqizë…

4 orë ago

Aksident tragjik! Po tentonin të arratiseshin nga policia, por përplasen me makinën e uniformave blu, vdesin tre shqiptarët në Spanjë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Malaga të Spanjës, ku tre shqiptarë humbën jetën…

5 orë ago

“Divorci” i hidhur me Musk, Trump reagon sërish: I ka ikur mendja, s’dua të flas më

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka komentuar sërish përplasjen e ashpër që pati…

13 orë ago

Përplasje fatale në Spanjë, humbin jetën tre shqiptarë dhe një oficer policie pas grabitjes

Një ndjekje dramatike në Puerto de la Torre të Spanjës ka përfunduar tragjikisht me katër…

13 orë ago

Pjesëmarrja në Haxh bie në nivelin më të ulët në 30 vjet

Haxhi i këtij viti në Arabinë Saudite tërhoqi numrin më të ulët të pelegrinëve në…

17 orë ago

Azilanti palestinez e godet derën e stacionit policor në Lipjan – Dëmton zyrën gjatë intervistimit, ndalohet për 48 orë

Një incident i pazakontë ka ndodhur të enjten në stacionin policor në Lipjan, ku një…

17 orë ago