Mes më shumë se 1.4 milionë të huajve, ndaj të cilëve ka një urdhër për t’u dëbuar dhe që lëvizin lirisht në Shtetet e Bashkuara, figurojnë edhe 1874 shqiptarë.
Shifrat shfaqen në këtë listë të agjencisë së zbatimit të ligjit për çështjet e emigracionit dhe doganat. Sipas medias amerikane “Fox News”, vendndodhja e këtyre shtetasve të huaj brenda Shteteve të Bashkuara nuk dihet nga autoritetet. Me dekretin e ri të presidentit amerikan Donald Trump, urdhërohen agjentët specialë të kësaj agjencie të njohur si “ICE” të vihen në ndjekje dhe t’i ndalojnë ata me qëllim dëbimin.
Këto shifra tregojnë se Shqipëria është në mesin e vendeve të prekura nga politika e re e dëbimeve të mundshme, por jo ndër vendet kryesore. Ndikimi i kësaj politike të komuniteti shqiptar në SHBA mund të jetë i ndjeshëm, veçanërisht për ata që kanë jetuar për vite me status të pasigurt.
Lista tregon se shumica dërrmuese e emigrantëve ilegalë, vendndodhja e të cilëve është e panjohur janë nga vendet e Amerikës Latine, më pas vijnë Kina, Irani, Pakistani etj.
Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Milan Radojeviç, të premten është shoqëruar në Policinë e Kosovës,…
Një pamje gjithnjë e më e zakonshme në ujërat e Gjirit të Orikumit është shfaqja…
Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se po përpiqet…
Ish deputeti i PD, Edmond Spaho ka reaguar ashpër për protestën kundër investimit në Zvërnec,…
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka konfirmuar se do të marrë pjesë në samitin BE–Ballkani Perëndimor…
Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin…